TIRANE- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar paraditen e sotme në kryeqytet, pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Policia e Tiranës njofton se ka marrë një telefonatë në orën 10:30 që raportonte për një vrasje.

“BalkanWeb” raporton ndërkaq, se policia është njoftuar nga një qytetar, i cili kishte telefonuar për të raportuar ngjarjen.

Policia e Tiranës konfirmon se bëhet fjalë për plagosjen e një biznesmeni të njohur, i cili i ka shpëtuar mrekullisht atentatit. Uniformat blu janë nisur drejt vendngjarjes pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb