Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për situatën që përjetoi sektori i rëndësishëm i turizmit gjatë pandemisë si dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm.

Klosi thotë se Shqipëria ka shfrytëzuar vetëm 20% të bregdetit shqiptar dhe investimet apo kantieret për struktura të tjera hoteliere nuk u ndalën gjatë pandemisë.

Ai shton se Shqipëria duhet të krijojë turizmin elitar si zgjidhjen e vetme për të konkurruar teksa theksoi edhe një ‘pol të dytë’ në turizmin shqiptar siç ësthë agroturizmi që po shtohet vit pas viti.

”Këto projekte janë në zhvillim, asnjë kantier nuk u pezullua. Në investim janë hotelet që nga Valbona, ka një hotel me 5 yje në prag inaugurimi. Në asnjë moment kantieret nuk u ndërprenë. Dhjetëra hotele dhe qindra miliona investime nga privati.

Pra duket se do të ketë sukses në 2021. Unë mendoj se ne jemi në 1/3 apo çereku të kapaciteteve tona turistike. Kemi shfrytëzuar vetëm 20% të bregut shqiptar, jemi ende në fillimet e turizmit të brendshëm dhe të natyrës. Kemi disa hotele të bukura në Berat, Korçë e Gjirokastrës që do jenë pjesë e ekonomisë së qyteteve. S’ka një rreth në Shqipëri mos ketë hotele për turizmin.

Nëse ka një politikë që u ndoq me sukses dhe pati sukses të madh është turizmi, dhe në hoteleri-turizmi.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është gjë e jashtëzakonshme në turizëm. Ajo që na mungon është turizmi i brendshëm, agroturizmi. Në 2018 kishte vetëm 2-3 pole, kurse sot kemi 25 ferma dhe mbi 100 që kërkojnë liçensim.

Vazhdojnë të kenë kërkesa, dhe kuptohet se ka biznes. Viti ka qenë i vështirë, besoj do jetë bumi i ri i Shqipërisë, turizmi elitar. Shqipëria është në mes të pjesës ku duhet të kemi turizëm elitar. Jemi në mes të ujqërve. Shqipëria nuk ta ofron turizmin e lirë. Nuk e bën dot turizmin masiv Shqipëria. Hapësia dhe ato që ofron Shqipëria, vetëm me turizëm që prodhon ekonomi e para, më pak njerëz e më shumë para vetëm kështu mund të mbijetojë. Pra mund të mbijetojmë vetëm me turizëm me cilësi. 2020 pavarësisht vështirësisë ia doli. Zgjedhjet e 25 prillit nuk bezdisin sezonin. Vjet filluan protestat. Megjithatë ishte i jashtazakonshëm si vit turistik. 2021 do të jetë shumë i mirë dhe konkurrent, nuk e kemi fare frikë konkurrencën.

Hoteleria shqiptare mori mbështetje nga Rama, nga 20% për akomodim iu bë 6%. E përfitojnë këtë si hotele, guest house etj. Ajo që iu dha hoteleve me 5 yje që e kanë marrë vetëm 2 në përfundim, por edhe të tjerë, janë iniciativa që shkojnë në miks. Nuk ka investime nga brand, investojnë shqiptarët, që marrin asocim me një nga jashtë, por ajo menaxhon nuk investon.

Fuqia e 5 yjeve tërhoqi kërkesën. Sot kemi shumë që Shqipërinë e shohin opsion. Iu shtynë pagesat për tatim fitimin. Të gjitha kërkesat që bëri ai komunitet, i plotësuam të gjitha, por jo në masën që ato donin.

Jemi shteti që kemi ndihmuar në mënyrë të qëndrueshme. Prej shtetit mbijetuan ato struktura. U gjet e mesmja e artë. Nuk e kam gjetur këtë kërkesë që të zerohet TVSH nga ky komunitet. Po ashtu kemi bërë një marrëveshje me BERZH për turizmin ashti si për bujqësinë. Siç ndoqëm për hotelet, edhe për agroturizmin.”- tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb