SHBA – Këto ditë nëpër kinematë botërore ka dalë seria e tretë e filmit “Fifty Shades Freed”. Në premierën e këtij filmi ishte dh këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila këndon kolonën zanore të filmi dhe njëherësh luan rolin e motrës së protagonistit kryesor, të quajtur Mia.
bleona
Ky film ka lënë impakt të madh edhe tek të famshmit shqiptarë. Njëra ndër to është edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila e frymëzuar nga ky film, ka sjell një foto mjaft ‘të nxehtë’ në rrjetin social Instagram.

Ajo shfaqet me sytë e mbuluar me maskë, ndërsa ekspozon gjoksin “Ajo i donte shumë misteret para se të bëhej…” (sic.), ka shkruar këngëtarja Qereti në mbishkrimin e fotos, njëherësh ka etiketuar edhe faqen e filmave në Instagram, “Fifty Shades Movie’.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: