Blerim Xhemaili nuk e priti me entuziazëm kalimin në kampionatin amerikan të futbollit, por deri më tani aventura e re e mesfushorit të kombëtares së Zvicrës ka qenë për t’u lavdëruar.

Ish-futbollisti i Geano-s në “Seria A”, në takimin që skuadra e tij Montreal Impact luajti së fundmi kundër DC United ishte protagonist absolut në fitoren 2-0. Në minutën e 21-të të takimit, Xhemaili lëshoi një predhë në drejtim të kundërshtarit e cila pati vetëm një fund, rrjetën e portës së kundërshtarit.

Vetëm 3 minuta më vonë, shqiptari bëri një super asist për Duvall që fitoi dhe duartrokitjet e tifozëve rivalë. Xhemaili la fushën 2 minuta para fundit të takimit me skuadrën kanadeze ndërsa në fund mori çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: