Ipeshkivi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ritheksojë sërish mesazhin që Kisha Katolike e Shqipërisë, përmes tij, përcolli për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se shit-blerja e votës është fenomeni më shqetësues dhe shtoi se kjo gjë duhet të luftohet. Dom Gjergj Meta deklaroi se në zona të thella rurale, njerëzit zgjedhin për të shitur votën në këmbim të parave, pasi janë të mendimit se nuk do të fitojnë më asgjë në katër vitet e ardhshme.

Dom Gjergj Meta sakaq, bëri thirrje që korrupsioni institucional, shit-blerja e votës të luftohen, duhet angazhimi i të gjithëve dhe e gjithë shoqëria të bëhet bashkë.

“Në zgjedhje ne mundohemi të dalim me një deklaratë, si një mënyrë për të thënë fjalën tonë për zgjedhjet, por edhe theksuar detyrën morale dhe të drejtën që kanë besimtarët, në këtë rast besimtarët katolikë, për të votuar. Sipas kishës, votimi është një e drejtë morale”, u shpreh Dom Gjergj Meta.

Pse e theksoni çështjen e mosshitjes së votës?

Dom Gjergj Meta: Në fakt teksa po punonin për kompozimin e deklaratës pati një refleksion në grupin që po punonim. se si flasim pas 30 vitesh për këto gjëra. Fenomeni i shitjes së votës e kemi përmendur në Kishën Katolike që në vitin 2013. Deklarata e parë që unë mbaj mend ka qenë në këtë vit, sepse kishim sinjale që po bëhej kjo gjë dhe u vërtetua në mënyrë të përsëritur. Duke qenë se vota është e drejtë, detyrë, zgjedhje e lirë, shitja e votës është një lloj kontrate, domethënë unë po ta blej votën dhe ti nuk më kërkon llogari. Ti më jep votën, ti paratë. Por në momentin që nuk e shet, ke të drejtën të kërkosh llogari. Kur një person të ofron para për votën të blen lirinë. Kur ke dhunuar lirinë e ke zhveshur nga dinjiteti i tij. Shit-blerja e votës është çështje dinjiteti. Ai që ofrohet për ta blerë, e ai që ofrohet për ta shitur, në njërin kahje kemi shitjen e lirisë, e nga krahu tjetër, ai person nuk është i qetë në karrigen që ka blerë. Ti voton atë që do, e si do, prandaj për ne, shit-blerja e votës është një fenomen që cenon lirinë e një personi. Jam i sigurt, që po ta diskutosh në rrethe të tjera, mund të duket normale. Ka raste, që njerëzit thonë shiko, unë ça do të përfitoj të përfitoj tani se mbrapa nuk do të fitojë gjë. Ka shumë arsye që një njëri thotë që po e shes votën, po marr paratë tani dhe në rast se e shes dhe nuk e shes asgjë nuk do të ndryshojë. Ta bëjmë votën një institucion të lirë, jam i sigurt që kush do të ulet në karrigen e deputetit apo ministrit, do të matet shumë më shumë, siç ndodh në botë. Shit-blerja e votës është një fenomen negativ. Në zona të veçanta, përdoret edhe beja që t’i do të ma japësh votën. Fusin edhe njerëzit në këtë lloj organizmi ku përdoret feja, për të arritur një qëllim financiar, ekonomik dhe kështu me radhë.

Ju që jeni në terren, shtirja e votës, sa është një akt i lirë dhe i kushtëzuar nga marrëdhënia e atyre që e blenë dhe e shesin?

Dom Gjergj Meta: Fenomeni i shit-blerjes së votës është mjaft kompleks, sepse janë marrëdhënie klanore, që kushtëzohen nga varfëria e njerëzve, në zonat e thella kur premtohet vende pune apo para. Marrëdhënia mes shitësit të votës dhe blerësit bëhet e komplikuar. Ka një lloj heshtje, dihet fakti dhe nuk flitet. Është për t’u shqetësuar kjo gjë. Nëse do të përballesha me kolegët e mi në Evropë, ata për një moment dhe ka ndodhur do të thoshin për çfarë po bëni thirrje ju, për diçka kaq elementare. Ky fenomen ka ndodhur, siç ka ndodhur dhe fenomeni i dhënies së votës, për heqjen nga puna. Ne e shohim si një problem social, në të cilin kisha ka zërin vet për të thënë gjithçka.

Deklarata e konferencës rendiste disa pika që i quante sfida dhe nuk ndalej tek çështja e pandemisë dhe pas pandemisë?

Dom Gjergj Meta: Ne vendosëm pandeminë në rend të parë jo pa qëllim, sepse pandemia është problem më i madh se një shtet. Duhet të lëmë mënjane kacafytjen politike. Unë përfitoj që të falenderoj të gjithë ato persona që kanë punuar për COVID-in, për të lehtësuar dhimbjen e njerëzve. Në Rrëshen ka një angazhim të jashtëzakonshëm të personelit mjekësor, por kjo është faza e parë. Nuk duhet të anashkalojmë faktin që pandemia do të ketë pasoja, jo vetëm ekonomike dhe çështje që duken, por edhe ato që nuk duken, si shëndeti mendor. Këto probleme duhen përballuar. Politika e vetme nuk bën asgjë nëse nuk ka përkrahje. Duhen bërë me shumë dashuri këto gjëra. Pandemia për ne mbetet një sfidë që duhet përballuar dhe krahas kësaj kemi renditur garantimin transparent të zgjedhjeve. Çështja e korrupsionit, duke iu referuar ditëve të fundit që e ka evidentuar përsëri korrupsionin si një fenomen. Reforma në Drejtësi mbetet qershia mbi tortë e të gjithë kësaj përpjekje. Nga Reforma në Drejtësi kemi dobi të gjithë. Sfida është kur do shohim rezultate. Institucionet që do të dalin nga kjo reformë duhet ta marrin me besim dhe vendosmëri këtë gjë. Italia nuk do të kishte pasur sukses lufta me mafien nëse Italia nuk do të kishte një Falcone, njerëz që nuk bënin kompromise, hynin në konflikt, jo vetëm me mafien, por edhe me të vetët. Pra, duhet një bashkërendim forcash, duhen të gjithë bashkë të punojnë. Nëse do të më pyesësh mua, e gjitha kjo nis nga dy themele, familja dhe shkolla, të gjitha nga këtu nisin. Një sfidë tjetër e fundit, është çështja e braktisjes së vendit nga të rinjtë. Ne këtë fakt e kemi adresuar herë pas here, si kishë katolike. Ne e prekim çdo ditë me dorë zbrazjen e fshatrave, të qyteteve. Ajo që ne themi dhe vetë personalisht e kam thënë, që nuk fillohet nga “Unë”, po “Ne”. Si mund të promovojmë të mirën e përbashkët. Në qoftë se, do të mbetemi peng të dy koncepteve që për mua janë vrastare, neve jemi prapë në fillim. Nëse nuk ndryshon mendësia që gjërat t’i bëjmë bashkë. Shqipëria është një vend i vogël dhe kompleks dhe sapo ti mundohesh të thuash diçka, menjëherë të rreshtojnë ose etiketojnë politikisht. Shoqëria civile mund të jetë një opozitë e mirë, media, që për mua ka një rol themelor. Nëse media nuk bëhet pjesë e një lobi të caktua. Këto sfida që dihen nga të gjithë thjesht po i evidentojmë. Nëse ne i luftojmë këta do të ecim përpara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb