Laçi ka qenë dhe mbetet një nga “hirushet” e futbollit shqiptarë, pa shumë buje e pa shumë shpenzime, kurbinasit kanë ditur gjithnjë të jenë aty, në grupin e ekipeve pjesëmarrëse në europë. Bardhezinjtë janë shfaqur konkurrues edhe në europë, këtë sezon u eliminuan vetëm në kohën shtesë nga Hapoel Ber Sheva ne turin e dytë. Drejtuesit e klubit me sa duket nuk dëshirojnë të ndalën këtu, këtë sezon kërkojnë më shumë se sa thjeshtë pjesëmarrja në kupat e europës.

Obanor
Obanor

Në këtë sesion të merkatos jo vetëm që arritën të ruanin boshtin e ekipit por kanë afruar edhe disa lojtarë shumë cilësorë. Brenda pak ditësh i rrëmbyen Kukësit dy titullarë si Musta dhe Obanor ndërsa “qershia mbi tortë” për trajnerin Armando Cungu është afrimi i mesfushorit senegalez, Baçir Mane.

Laci
Laci

22-vjeçari është zyrtarisht një futbollist e Verona por klubi i Serie A sipas mediave italiane ka vendosur ta huazoj për një vit tek ekipi i Laçit. Këto afrime me peshe e vendosin Laçin mes klubeve që këtë sezon kanë kartat e duhura për të synuar titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: