TIRANË- Reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.

Por me të marrë sinjalizimin, Policia Rrugore ka ndërhyrë, duke devijuar lëvizjen. Edhe pse shi, policët ndodhen në vend duke punuar për normalizimin e situatës, pasi trafiku në autostradë ka kapur radhë kilometrike.

Policët të veshur me mushama jeshile iu bëjnë shenjë drejtuesve të kalojnë në rrugët dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

Autostrada nga Qafa e Kasharit e tek Shqiponja është e bllokuar. Nga Shqiponja në Qafë të Kasharit është e bllokuar kalohet vetëm në rrugë dytësore.

Policia Rrugore ndodhet në detyrë për të orientuar drejtuesit e mjeteve për të qarkulluar në rrugën dytësore pasi autostrada është bllokuar nga uji.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb