TIRANE

Pas kërkesës për interpelancë nga LSI për buxhetin e bashkisë Skrapar ndaj  ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka reaguar edhe kjo e fundit.

Sipas Ministrisë së  Financave dhe Ekonomisë nuk kanë asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit.

“Nuk kemi asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit. Shkaktar kryesor është kryetari i bashkisë. Fondet për bashkinë janë të disponueshme në thesar.”,-shprehet MFE në reagim.

Kujtojmë që dhjetorin e vitit të kaluar Këshilltarët e Partisë Socialiste në bashkinë e Skraparit nuk miratuan projekt buxhetin për vitin e ardhshëm. Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa socialistët rrëzuan me buxhetin me pretendimin se numri i punonjësve të bashkisë është i lartë.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: