TIRANË

LSI kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë pas bllokimit të shërbimeve online.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se shteti ka rënë totalisht dhe kryeministri dhe qeveria duhet të dorëhiqen urgjentisht në bllok.
Sipas tij, asnjë element i sigurisë kombëtare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantët i kanë të gjithë këto të dhënat në duart e tyre.

“Të gjitha dokumentet e hedhura në sistem janë duar të të korruptuarve, që mund të zhdukin çdo lloj dokumenti që duan”, deklaron Vasili.

STATUSI I PLOTË
Qeveria të ikë, Shteti ka rënë totalisht, shpartallohet qëllimisht shërbimi on-line!
Qëllimet shumë të mbrapshta të qeverisë fusin duart te shërbimi publik on line.
Vetëm pak kohë më parë Edi Rama çirrej e bërtiste për funksionimin perfekt të këtij shërbimi.
Pas publikimit të skandaleve shumë të rënda korruptive, “ papritmas” shërbimi on line bllokohet një të diel vere.
Asnjë shqetësim nuk pati dhe asnjë masë nuk u mor nga Rama dhe qeveria kur miliona të dhëna dolën rrugëve që nga kartat e identitetit, rrogat e qytetareve, targat e makinave, numrat e telefonit.
Shteti ka rënë totalisht ndaj kryeministri dhe qeveria duhet të dorëhiqen urgjentisht në bllok.
Asnjë element i sigurisë kombëtare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantët i kanë të gjithë këto të dhënat në duart e tyre.
Të gjitha dokumentet e hedhura në sistem janë duar të të korruptuarve, që mund të zhdukin çdo lloj dokumenti që duan.
Të gjitha shërbimet për qindra mijëra e miliona qytetarë brenda dhe jashtë vendit janë bllokuar.
Shteti ka rënë përfundimisht qeveria nuk mund të rrijë asnjë sekondë më tej.

Vasili
Vasili

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb