TIRANË- Bllokimi i sheshit “Skënderbej” me qëllim kthimin e tij në pedonale, shkaktoi dje trafik të rënduar në kryeqytet, por sot duket se situata ka ndryshuar.

Në terren janë shtuar forcat e policisë, duke u vendosur në mënyrë më efikase. Sakaq mësohet se është orientuar një organizim i ri përtej sinjalistikës së Bashkisë së Tiranës, çka ka bërë që të mos ketë fluks si në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ashtu edhe përreth sheshit “Skënderbej”.

Për të përmirësuar qarkullimin janë bërë edhe devijime të tjera për mjetet, kryesisht për transportin publik në aksin “Sulejman Pasha” drejt xhamisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb