Skënderbeu ka qenë klubi shembull në Shqipëri për financat e sigurta dhe të ardhurat prej shitjeve të lojtarëve, por gjithashtu edhe bonuseve të përfituara prej miliona eurosh nga prezantimi dinjitoz në Kupat e Europës, ku dy herë ka qenë pjesë e fazës së grupeve. Mirëpo, tani problemi qëndron ndryshe.

Vendimi i KAS po vonon dhe në Korçë ka më shumë dilema sesa siguri për të ardhmen. Këtë e tregoi edhe bojkoti i stërvitjes nga lojtarët.

Megjithatë, nga burime të sigurta të “Panorama Sport” pranë klubit korçar bëhet me dije se një situatë e tillë është rezultat i një mungese fondesh për shkak të bllokimit të premiove të dhënë nga UEFA./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb