Radhë të gjata trafiku janë krijuar në rrugën nacionale që lidh Tiranën me Elbasanin.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se fluksi i makinave ka nisur që mëngjesin e kësaj të premteje dhe vijon ende të ketë dyndje të madhe.

Shkak është bërë festa e ndërrimit të viteve, ku shumë qytetarë shkojnë në banesat e tyre për të festuar, por edhe rregullimet që po kryhen përgjatë segmentit nacional Tiranë-Elbasan.

Policia ndërkohë ndodhet në terren dhe po kujdeset për të normalizuar këtë situatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb