Tirana East Gate vazhdon të forcojë rolin e tij si një nga destinacionet kryesore tregtare dhe argëtuese në Shqipëri, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një hapësirë që promovon kulturën dhe talentet e reja. Përmes iniciativës artistike “MAKING”, nga 21 maji, TEG hap dyert për artistët e rinj dhe krijimet eksperimentale, duke i ofruar publikut një përvojë unike dhe interaktive me artin bashkëkohor.

I zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Arteve dhe me mbështetjen e Fondacionit Mane, projekti sjell në TEG kombinimin e artit tradicional dhe bashkëkohor, me fokus në shprehjen vizuale, eksperimentimin grafik dhe instalacionet tekstile. “MAKING” e transformon qendrën tregtare në një hapësirë dinamike krijuese, ku arti jo vetëm ekspozohet, por edhe përjetohet drejtpërdrejt nga publiku.

Screenshot 244
Screenshot 244

Artistët pjesëmarrës, studentë të Universitetit të Arteve në Tiranë, do të realizojnë instalacione, punime grafike dhe krijime artistike tekstile në kohë reale, duke i ftuar vizitorët të ndjekin nga afër të gjithë procesin krijues: nga konceptimi dhe përgatitja, te aplikimi i ngjyrave, teknikat e printimit dhe finalizimi i veprave artistike.

Screenshot 245
Screenshot 245

Duke kombinuar metodat tradicionale të grafikës me artin vizual bashkëkohor dhe eksperimentimin tekstil, projekti krijon një dialog mes trashëgimisë artistike dhe kreativitetit modern. “MAKING” sjell një dimension edukativ dhe interaktiv që e prezanton artin jo vetëm si produkt final, por edhe si proces reflektimi, eksplorimi dhe komunikimi.

Kjo iniciativë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të TEG për të mbështetur kulturën, zhvillimin e të rinjve dhe industritë kreative në Shqipëri. Duke hapur dyert e tij për zërat e rinj të artit, TEG kontribuon në krijimin e lidhjeve më të forta mes publikut dhe skenës artistike lokale, teksa inkurajon talentet e reja të ndajnë vizionin e tyre me një audiencë më të gjerë.

Screenshot 246
Screenshot 246

“Në TEG, ne kemi besuar gjithmonë se një qendër tregtare mund të jetë shumë më tepër sesa një destinacion blerjesh. Përmes ‘MAKING’, kemi dashur të krijojmë një hapësirë ku arti, kreativiteti dhe komuniteti bashkohen, duke u dhënë artistëve të rinj mundësinë të eksperimentojnë, të shprehen dhe të ndajnë punën e tyre me publikun në një mënyrë autentike dhe të drejtpërdrejtë. Arti ka fuqinë të krijojë emocione dhe lidhje reale mes njerëzve, dhe kjo është pikërisht ajo që duam të sjellim në TEG,” thotë Elda Hysenbelli, Menaxhere e Përgjithshme e TEG.

Screenshot 247
Screenshot 247

“MAKING” është vetëm një ndër projektet artistike të mbështetura nga TEG, i cili numëron disa ekspozita nga studentët në vitet e fundit. Ky aktivitet vjen gjithashtu në vazhdën e angazhimit të vazhdueshëm të Fondacionit Mane dhe BALFIN Group për të mbështetur artin, kulturën dhe fuqizimin e të rinjve përmes iniciativave që krijojnë ndikim pozitiv në komunitet. Përmes projekteve kulturore dhe sociale, BALFIN Group dhe Fondacioni Mane vazhdojnë të kontribuojnë në zhvillimin e një skene kreative dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

“MAKING” mund ta vizitoni në TEG prej datës 21 maj, pranë Hyrjes së Gjelbër.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

TEG Brings Art and Young Creativity Closer to the Public with “MAKING”
Tirana East Gate continues to strengthen its role as one of Albania’s leading shopping and lifestyle destinations, while increasingly becoming a space that promotes culture and emerging talent. Through the artistic initiative “MAKING”, starting from May 21, TEG opens its doors to young artists and experimental creations, offering the public a unique and interactive contemporary art experience.

Developed in collaboration with the University of Arts and with the support of Mane Foundation, the project brings to TEG a combination of traditional and contemporary art, focused on visual expression, graphic experimentation, and textile installations. “MAKING” transforms the shopping center into a dynamic creative space, where art is not only exhibited, but also experienced directly by the public. Participating artists, students from the University of Arts in Tirana, will create installations, graphic works, and textile art pieces in real time, inviting visitors to closely follow the entire creative process: from concept development and preparation, to the application of colors, printing techniques, and the finalization of the artworks.

By combining traditional graphic methods with contemporary visual art and textile experimentation, the project creates a dialogue between artistic heritage and modern creativity. “MAKING” introduces an educational and interactive dimension that presents art not only as a final product, but also as a process of reflection, exploration, and communication.

This initiative reflects TEG’s ongoing commitment to supporting culture, youth development, and the creative industries in Albania. By opening its doors to new artistic voices, TEG contributes to building stronger connections between the public and the local art scene, while encouraging young talents to share their vision with a wider audience.

“At TEG, we have always believed that a shopping center can be much more than just a shopping destination. Through ‘MAKING’, we wanted to create a space where art, creativity, and community come together, giving young artists the opportunity to experiment, express themselves, and share their work with the public in an authentic and direct way. Art has the power to create emotions and real connections between people, and that is exactly what we want to bring to TEG,” says Elda Hysenbelli.

“MAKING” is only one of several artistic projects supported by TEG, which has hosted multiple student exhibitions in recent years. This initiative also continues the ongoing commitment of Mane Foundation and BALFIN Group to support art, culture, and youth empowerment through initiatives that create a positive impact within the community. Through cultural and social projects, BALFIN Group and Mane Foundation continue to contribute to the development of a creative and inclusive scene in Albania.

You can visit “MAKING” at Tirana East Gate starting from May 21, near the Green Entrance.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb