Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se marrëveshja për emigrantët është blof nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se firma për të tilla marrëveshje i takojnë presidentit. Mes të tjerash ai tha se është kundër këtyre lloj protestave.

“Unë dua të jem i hapur, është një çështje vërtetë serioze, një blof i Edi Ramës. Lexoni në librin e marrëveshjeve dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese. Pas rrëzimit të marrëveshjes me Greqinë, që edhe sot e bëj, u tha se nuk ishte marrë plotfuqinë e presidentit dhe në mënyrë absolute ligji nuk e kërkonte këtë.

Nga Rama u vendos që në të tilla raste, kur kemi të bëjmë me territorialitet, delegacionin e negociatave e ngre presidenti i Republikës. Rama po përpiqet që të bëjë shoping sa këtu dhe aty në mënyrë që të shpëtojë nga burgu me aferën McGonigal. Të shpëtojë mandatin me pasurime të paligjshme. Rama dridhet ta përmendë këtë çështje. Shkon të firmosë këtë marrëveshje. Italia ka dhënë kontribut të jashtëzakonshme, edhe dy herë më të madh se ndihmat monetare.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb