Zgjedhjet presidenciale, të planifikuara për në 3 maj në Bolivi, për të provuar daljen e vendit nga kriza pas zgjedhjeve parlamentare që tronditën vendin e Andeve për më shumë se pesë muaj, janë shtyrë pa afat për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftoi sot Gjykata Supreme boliviane për Zgjedhjet.

Autoriteti zgjedhor tha në një njoftim për shtyp që dëshiron të zbatojë një “dialog të gjerë dhe pluralist me të gjitha organizatat politike” në mënyrë që të “përcaktojë një datë të re” për këto zgjedhje.

Bolivianët ishin thirrur për votime më 3 maj për të zgjedhur një pasues të presidentit të dorëhequr, Evo Morales.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb