Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se këtë të premte do të hapen 10 korridore evakuimi.

Korridoret përfshijnë rrugë për civilët që ikin nga qyteti i rrethuar i Mariupol dhe nga rajoni i Luhansk .

Gjithashtu korridoret do të krijohen në rajonin lindor të Donetskut, do të hapet një korridor evakuimi nga Mariupol në Zaporizhzhia për ata që janë në gjendje të përdorin transportin personal.

Në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, janë vendosur të hapen korridoret nga Berdiansk, Tokmak, Melitopol dhe Enerhodar.

Dhe në Luhansk, korridoret e evakuimit janë vendosur të hapen nga Severodonetsk, Lysychansk, Popasna, Hirske dhe Rubizhne në Bakhmut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb