Ukraina nuk “thyhet”, kështu ka deklaruar gjenerali i lartë i Ukrainës pas sulmit ajror me 55 raketa nga Rusia.

Gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se 11 persona humbën jetën ditën e sotme nga sulmet ruse dhe se 3 prej tyre ishin në Kiev.

“Qëllimi i rusëve mbetet i pandryshuar, presioni psikologjik mbi ukrainasit dhe shkatërrimi i infrastrukturës. Por ne nuk mund të thyhemi!”, ka shkruar Zaluzhny në Telegram.

Sulmi ajror me raketa kanë tronditur Kievin në orën 10.06 të mëngjesit.

Objektivat e sulmeve ishin kryesisht termocentralet dhe nënstacionet e energjisë elektrike. Një numër qytetesh kishin marrë masat paraprake të mbylljes së furnizimit me energji elektrike për të zbutur nivelin e dëmtimit, pasi dolën raporte për raketa ruse që shkonin drejt objektivave ukrainase.

Ky sulm vjen si shenjë hakmarrje pas ndihmës së Gjermanisë dhe SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me dhjetëra tanke Leopard 2. Kujtojmë që pas furnizimit të Gjermanisë, një zyrtar i lartë rus u shpreh se tankek do të digjen, ashtu si Ukraina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb