Këshilli i qytetit të Mariupolit vlerësoi se rindërtimi i infrastrukturën së dëmtuar të qytetit, pas disa javësh granatime intensive, do të kushtojë të paktën 10 miliardë dollarë.

Ky është një vlerësim paraprak, përderisa po vazhdon lufta me Rusinë. Fotografitë kanë regjistruar shkatërrimet në Mariupol, me ndërtesat e banimi, shkollat dhe spitalet që u shkatërruan plotësisht nga sulmet ajrore ruse.

Ndërkohë, mijëra njerëz, për javë të tëra kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërkaq që autokolonat humanitare po përpiqen të arrijnë në qytet. “Çdo krim, çdo vrasje dhe akt shkatërrimi i kryer nga agresori duhet të regjistrohet dhe t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: