Ushtria e Ukrainës ka përfunduar misionin e saj luftarak në qytetin e Mariupolit dhe qindra luftëtarë ukrainas po dërgohen me autobus në territorin e kontrolluar nga Rusia pas gati tre muajsh luftime të rënda në qytetin port. Rusia filloi sulmet e saj në qytet në fillim të marsit.

Ukrainasit dhe rusët arritën një marrëveshje për shkëmbimin e ushtarëve të plagosur rëndë nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol me robër rusë të luftës, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Anna Malyar për një stacion televiziv ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit konfirmoi se një armëpushim mbetet në fuqi në qytetin port.

Ushtria ukrainase urdhëroi trupat e mbetura që ishin strehuar nën fabrikën e çelikut Azovstal të përqëndroheshin në përpjekjet për të shpëtuar jetën e personelit të tyre.

Më shumë se 260 ushtarë ukrainas u evakuuan përmes një korridori humanitar, disa prej të cilëve u plagosën, sipas ministrit të mbrojtjes të Ukrainës.

Malyar tha se 53 ushtarë të plagosur po transportohen nga Azovstal në Novoazovsk ku do të marrin kujdes të menjëhershëm mjekësor.

“Për Azovstal, ne shpresojmë se do të arrijmë t’i shpëtojmë jetën e tyre. Mes tyre ka të lënduar rëndë. Dua të theksoj se na duhen gjallë mbrojtësit tanë. Operacioni për t’i shpëtuar ata u nis nga ushtria jonë. Ne punojmë për t’i marrë ata shtëpia dhe kjo punë kërkon delikatesë dhe kohë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

211 luftëtarë të tjerë ukrainas u shoqëruan nga forcat ruse nga Azovstal në Olenivka në Donetsk të kontrolluar nga rebelët, ku do të jenë pjesë e shkëmbimit të robërve rusë të luftës.

“Si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi, 50 të plagosur u evakuuan nga Azovstal në Novoazovsk. Negociatat janë duke u zhvilluar që ata të transferohen në Zaporozhzhya,” tha një burim tjetër, duke konfirmuar shkëmbimin.

Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se ishte arritur një marrëveshje të hënën për të evakuuar trupat e plagosur ukrainase nga uzina dhe për t’i transportuar ata në një institucion mjekësor në Novoazovsk për t’u “siguruar atyre të gjithë ndihmën e nevojshme”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të martën se 265 militantë ukrainas kanë lënë armët dhe janë dorëzuar, duke përfshirë 51 të cilët janë plagosur rëndë. Të gjithë ata që kishin nevojë për ndihmë mjekësore u dërguan për trajtim në një spital në Novoazovsk, Republika Popullore e Donetsk.

Mariupol 4 Rt Er 220517 1652801130440 Hpembed 25x16 992

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb