Është me të paktën 30 studentë të vdekur dhe 16 të plagosur bilanci-fatkeqësisht akoma provizor-i një bombardimi ajror në Kolegjin ushtarak të Tripolit. Në sheshin e akademisë në atë moment po zhvillohej një stërvitje.

Në pamjet dramatike të filmuara me celular, dallohen qartësisht kadetët e rinj që marshojnë dhe raketa, që shpërthen në pak sekonda më pas, në qendër të tyre, duke shkaktuar një dritë dhe tym.

Qeveria me seli në Tripoli ka fajësuar për këtë sulm Ushtrinë Kombëtare Libiane, e cila nuk është përgjigjur menjëherë për këto akuza.

Tripoli ka qenë skenë e luftimeve të ashpra që prej muajit prill të vitit 2019, ndërmjet forcave të qeverisë që mbështetet nga ndërkombëtarët dhe luftëtarët e Ushtrisë Kombëtare Libiane që udhëhiqet nga gjenerali Khalifa Haftar.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb