Ajo dhe Icardi nuk po kalojnë një moment të mirë. Duket se dita ditës, publikohen fakte të reja nga tradhtitë e supozuara të dy yjeve, Wanda Naras dhe Mauro Icardit.

Futbollisti thuhet se ka pasur një romancë me aktoren China Rodriguez, e nga ana tjetër, modelja me truprojën e saj. Megjithatë Wanda Nara ka menduar edhe për mbi 12 milionë ndjekësit në Instagram, pasi ka tërhequr vëmendjen e tyre me fotot e hedhura së fundi

“Lumë” komentesh dhe komplimentesh për modelen argjentinase, teksa ka nga ata që sjellin në vëmendje edhe faktin që për më tepër, Wanda është edhe nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve me Mauro Icardin.
Krahas fotove “hot”, bukuroshja argjentinase ka pasur edhe një dedikim për bashkëshortin e saj, Mauro Icardi, i cili vetëm pak ditë më parë festoi titullin kampion me Paris Saint Germain.

“Unë dua që jeta të të kthejë vetëm pak nga dashuria, kujdesi dhe gjithçka që më jep. Mund të mos jem gruaja më e mirë në botë, por ajo për të cilën mund të jesh i sigurt është se unë jam ajo që vdes nga lumturia për çdo arritje tënden ose vdes nga trishtimi kur gjërat nuk shkojnë mirë”, shkruan ndër të tjera Wanda.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb