Mirlind Daku vlerësohet sërish 10 milionë euro në “transfermarkt”. Tregu i vlerësimit të lojtarëve i shton 1 milion euro Dakut, i cili tashmë është pjesë e Spartakut të Moskës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare regjistronte vlerën 9 milionë euro nga 26 maji, teksa u penalizua për shkak të dëmtimeve. Ndërkohë shifra 10 milionë është më e larta për të. Kujtojmë se e mbante më parë me Rubin Kazan.
28-vjeçari është i katërti në listën e lojtarëve të Kombëtares shqiptare. Anis Mehmeti kryeson me 15 milionë euro, Kristjan Asllani me 12 milionë euro dhe Ernest Muçi me 11 milionë euro.
Daku mban të njëjtin pozicion edhe në listën e lojtarëve të Spartakut. Aty ku akoma nuk është një titullar i padiskutueshëm.
