Boom shitjesh të librave në Francë pas përfundimit të bllokimit nga koronavirusi, sipas një studimi i kryer nga Instituti GfK.

Shitjet u rritën me 233% në vlerë absolute dhe 178% në vëllimi absolut në javën midis 11 dhe 17 maj, pra javën e parë që pasoi me mbarimin e masave të mbylljes të vendosura nga qeveria kundër armikut të padukshëm.

Në bazë vjetore, shitjet u rritën 2,7% në vlerë absolute dhe 6,8% në vëllim absolut në lidhje me vitin 2019.

Në dy javët e mëparshme, tregu i librave kishte kontraktuar mbi 60% në numrin e kopjeve të shitura në numër dhe në vlerë.

Në Francë, libraritë kanë mbetur plotësisht të mbyllura, për gati dy muaj, nga 17 marsi deri më 11 maj

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb