Përgjatë ditës së sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në Big Brother VIP, një surprizë e ëmbël iu bë prezantuesit e aktorit, Donald Veshaj.

Teksa po qëndronin jashtë oborrit të shtëpisë, një parashutë iu afrua shtëpisë dhe në të ndodhej vëllai i tij binjak, Romeo Veshaj.

Në të shkruhej “La Famiglia”, ndërkohë që vëllai dëgjohet duke i thënë edhe “Të dua”. Kjo e ka bërë të përlotet Donaldin, reagimi i të cilit është shpërndarë menjëherë në rrjete sociale. Veprimi i vëllezërve u komentua edhe nga prezantuesja Bora Zemani, e cila ndryshe për publikun njihet edhe si e dashura e Donaldit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka publikuar momentin në InstaStory, duke etiketuar vëllezërit Veshaj, Romeon, Donaldin dhe Marion me një ‘emoji’ duke qarë.

Pavarësisht aludimeve, moderatorja e “Përputhen” duket se ka një raport të mirë me familjen Veshaj. Ajo pak ditë më parë në Big Brother VIP bëri një përballje me Donaldin, edhe pse shkoi për të takuar miken e ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj.

Të njëjtit kanë lënë publikun ende të paqartë në lidhje me marrëdhënien e tyre, por theksuan se do të sqarohen jashtë.

Spektakli më i madh në Shqipëri kujtojmë që do të vazhdojë deri në janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb