BRITANI E MADHE

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në vjeshtë një valë e dytë e COVID-19 do të ndodhë.

Sipas Johnson qeveria britanike duhet të ishte më e shpejtë, por tashmë që e ka kuptuar do të marrë veprime aty ku duhet.

Veprimi i parë erdhi me karantinimin e detyruar të udhëtarëve që vijnë nga Spanja. Ky akt nuk i pëlqeu aspak kryeministri spanjoll Sanchez, por Johnson ka mbrojtur sot këtë masë dhe masat e tjera shtrënguese që do të marrë.

Kujtojmë se muaj më parë Johnson u infektua vetë me COVID-19 si dhe u shtrua në terapi intensive prej përkeqësimit të shëndetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb