Carrie Symonds ka dalë zyrtarisht hapur. Në ditën e fitores së Boris Johnson në zgjedhjet e zhvilluara në Mbretërinë e Bashkuar, 31 vjeçarja ka kaluar në një moment nga e fejuara-fantazmë tek partnerja zyrtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Ndër të tjera flitet edhe për martesë për kryeministrin britanik dhe Carrie, bërë drejtoreshë me komunikimin në partinë konservatore, kur ishte vetëm 29 vjeç. Kjo do të jetë për Boris Johson martesa e tretë, por më parë ai duhet të marrë divorcin nga gruaja e fundit.


Në Londër kanë filluar që tani të vihen baste për ceremoninë e martesës në fund të pranverës. Në natën e zgjedhjeve, fotot e Boris Johson dhe Carrie Symonds, të qeshur më shumë se asnjëherë teksa përshëndesnin shtypit, përpara numrit të famshëm 10 të Downing Street, kanë bërë xhiron e botës.


Ajo që deri dje kishte qëndruar gjithmonë në hije për të mos penguar fushatën elektorale të të fejuarit të saj, tani është gati të zërë vendin e saj krah kryeministrit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb