Zërat e shumtë që ekzistojnë për lidhjen e Belen Rodriguez me Marko Borrielon, ish-sulmues i Milan dhe Romës, kanë detyruar këtë të fundit të tregojë gjithë të vërtetën në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Një puthje në faqe me bukuroshen argjentinase në Ibiza verën e shkuar, bëri që të aludohej për një lidhje mes tyre, i pyetur për këtë, 34 vjeçari u shpreh:

“Kam denoncuar revistën për shkelje të privatësisë. Më hynë në shtëpi për të shqepur foton dhe unë nuk kam nevojë për “gossip”, vetëm më kanë dëmtuar. Ibiza kështu është, takoheshim me miqtë dhe nuk mundet as të them që unë dhe Belen jemi të tillë. Me atë është e vështirë të jesh, gjithçka kthehet në teatër. Dhe tashmë, nga e martuar apo e fejuar siç është tani, zero raporte. Kurrë as një SMS. Nëse na ndodh të takohemi qeshim dhe bëjmë shaka.

“Na lidhin kujtimet e bukura, por të largëta. Tashmë, nuk kam asnjë emocion”, ka vijuar sulmuesi italian, i cili ka shtuar se nuk beson te martesa dhe se është “single” prej 5 vitesh.

Ai ka folur edhe për herën e parë kur ka bërë seks:
“Për herë të parë ka qenë në banjën e shkollës në Milano, me motrën e një shoqe klase. Një fakt ishte një “gjysmë herë”, rekord shpejtësie. Debutimi i vërtetë ishte në Treviso, në një anije trajnimi për studentë.

Kam pasur femra të bukura, të famshme dhe jo. Mund të kisha edhe më shumë, por nuk më pëlqen gjimnastika, pa lidhje mendore. Ka rëndësi edhe aroma e një gruaje, si lëviz, si mendon, nuk bëj seks nëse nuk ndjej enrgjinë që them unë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: