Borussia Dortmund i është kthyer fitoreve në Bundesligë pas barazimit me Hannover 96 dy javë më parë duke mposhtur Eintrachtin e Frankfurtit me rezultat 3-1. Për Dortmundin shënuan Diallo 36′ Wolf 71′ dhe Alcacer 88′.
Për Entrachtin golin e vetëm e shënoi Haller në minutën e 68-të. Skuadra e Borusia Dortmund me këtë fitore ka marrë përkohësisht kreun e renditjes të kampionatit gjerman të futbollit, në pritje të ndeshjes së Bajern Mynih që dihet se është pretendenti kryesor për titullin kampion.

Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e parë më 7 pikë, por përkohësisht pasi nesër do të luajnë edhe ndeshjet e tjera të Bundesligës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: