Analisti Mentor Nazarko në një lidhje liven nga Kosova për ”News24” ka komentuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.

Nazarko thotë se tashmë do ketë një boshllëk institucional tashmë dhe një rast të paprecedent pasi vendi do të ngelet pa President dhe kushtetuta dhe precedentët e krijuar janë në kontradiktë me njeri tjetrin dhe logjikën njerëzore. “Ndoshta i duhet kërkuar mendim sërish Gjykatës Kushtetuese”.

Për më tepër Nazarko thotë se procesi i mbrojtjes në Hagë do të zgjasë për shkak të mënyrës se si funksionon drejtësia ndërkombëtare, garancive proceduriale, kohës së plotë apo të pjesshme të funksionimit të gjyqtarëve perëndimorë, si dhe listës së gjatë të të akuzuarve dhe dëshmitarëve..
Sa për listën, analisti thekson se aty nuk janë vetëm Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli po 10, të paktën, pasi janë publikuar vetëm ata që kanë poste institucionale zyrtare. Nuk dihet akuza që rëndon mbi ta, pasi aktakuza për ta ende nuk është publike.

I vetmi tregues indirekt i asaj është raporti i Dick Martit që ka shërbyer si dokument promotor dhe që u shndërrua në rezolutë në Këshillin e Europës, dhe ky raport flet për përgjegjësi kolektive të udhëheqësisë së UÇK, pastaj udhëheqësit ushtarakë që u ndanë në parti të ndryshme. Njëri apo tjetri kanë përgjegjësira të diferencuara, supozoj sipas teoremës akuzatore që ka prokuroria speciale. E gjej të vështirë që kjo akuzë të qëndrojë, veçanërisht për një grup kaq të madh udhëheqësish.

E para, në një kuptim UÇK, nuk ishte ushtri që kreu krime lufte mbi bazë ideologjie, urdhëri, hierarkie, sepse nëse do ishte kështu perëndimi nuk do bashkëpunonte me ta. Mbahet në historinë e Europës si lëvizje guerrile, vullnetare, si një nga më të suksesshmet, që në një kuptim ishte këmbësoria e NATO-s.

Kjo teoremë vështirë të mbrohet. Mund të ketë patur krime të veçanta, që janë kryer në situata si lufta ku populli kosovar ka humbur mbi12 mijë njerëz në pak kohë. E vështirë që UCCK të ketë qenë ideatore dhe ekzekutore kundër popullsisë civile serbe, apo individëve shqiptarë.

“Ka një problem që konstatohet se ndërsa Serbia është përpjekur të krijojë letra, prova për të ashtuquajtur udhëheqës të UÇK, duke i kopsitur ato formalisht, Kosova nuk e ka bërë, nuk ka grumbulluar letra, s’ka dokumentuar si duhet juridikisht këtë fushatë të gjenocidit. Në këtë kuptim këto letra serbe (por jo vetëm ato )kanë shërbyer si ushqim për Prokurorinë Speciale, që është krijuar nga BE, e financuar prej saj, por edhe nga SHBA. Perëndimi është i detyruar t’I marrë në konsideratë edhe akuzat nga Beogradi, derisa të bëhet drejtësi.

Duhet kuptuar që Gjykata Speciale për disa vite ka funksionuar pa provuar asgjë, pra në një fund të kaq viteve të mandatit të saj, për të justifikuar rrogat e larta të administratës do të duhet të kishte një proces masiv e cilësor si ky që po nis tani.

Mbrojtja në Hagë do të zgjasë shumë, pasi dhe për mënyrën si funksionon drejtësia ndërkombëtare. ”- tha Nazarko.

”Do të krijohet një boshllëk institucional dhe krizë institucionale. Do të jetë një precedent në Kosovë. Do jetë e vështirë për t’u zgjidhur”, sepse Kosovës I mungojnë figurat përbashkuese që do t’I bënin bashkë palët për të gjetur zgjidhje.

Është sfidë shtetërore për Kosovën që aspiron për t’u bërë pjesë e OKB duhet t’u qëndrojë marrëveshjeve. Kjo është një sfidë shumë serioze për një shtet të ri si Kosova. Papritmas duhet të gjendet pa udhëheqësin kryesor, kryetarin e shtetit, pa një figurë tjetër si Jakup Krasniqi, kryetarin e partisë së dytë më të madhe historike. Lista nuk është ende e plotë mjerisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb