Boston Celtics tregon edhe njëherë tjetër se mbetet një nga pretetendët e këtij sezoni në NBA. Tashmë ky ekip udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve çerekfinale play off në Konferencën e Lindjes, teksa fitoi edhe ndeshjen e dytë në shtëpi ndaj Atlantas, me rezultatin 119-106.

Takim që u dominua nga vendasit, ku diferencën e bënë Tatum me 29 pikë e 10 rebound si dhe Ëhite me 26 pikë. Po 29 pikë realizoi edhe Murray për Atlantan, por që mbetën për statistikë.

Po në këtë konferencë, Cleveland fitoi 107-90 ndaj New York në ndeshjen e dytë çerekfinale, duke barazuar 1-1 serinë. Garland me 32 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e dyshes Randle-Brunson për nju-jorkezët.

Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje. Ekipi i Phoenix Suns mundi 123-109 Los Angeles Clippers dhe barazon 1-1 serinë e takimeve. Edhe pse Leonard realizoi 31 pikë për Clippers dhe Westbrook 28, ato nuk mjaftuan për të fituar. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku shkëlqyen Booker me 38 pikë e Durant me 25.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb