Është mësuar gjysmëfinalisti i parë i play-off në NBA, që vjen nga Konferenca e Lindjes. Boston Celtics mposhti 116-112 Brooklyn Nets, duke fituar 4-0 serinë e çerekfinaleve dhe kalon më tej.

Një zhgënjim për Nets, që e nisën sezonin ashtu si Lakers favoritë, por që u ndalën herët. Tatum me 29 pikë, Broën me 22 e Smart me 20 ishin vendimtarë në fitoren e Boston, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Kevin Durant për Brooklyn.

Toronto fitoi 103-88 në fushën e Philadelphia dhe rihap garën për në gjysmëfinale. Philadelphia udhëheq 3-2 serinë, ndërkohë që kanadezët kanë fituar dy përballjet e fundit. Ndeshja u dominua nga Toronto, ku u dallua Siakam me 23 pikë e 10 rebound.

Po 3-2 udhëheq edhe Dallas, që mundi 102-77 Utah Jazz. Ndeshje e mirë për Luka Doncic, që realizoi 33 pikë e 13 rebound për teksanët.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta, (3-1)

Philadelphia – Toronto, 88-103 (3-2)

Milwaukee – Chicago, (3-1)

Boston – Brooklyn, 116-112 (4-0)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans, (2-2)

Dallas – Utah Jazz, 102-77 (3-2)

Golden State – Denver, (3-1)

Memphis – Minnesota, (2-2)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb