Kreu i parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiç, në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se bota moderne përbuz intolerancën ndaj popullit hebre.

Beçiç theksoi se Mali i Zi është një shtet që mbron diversitetin etnik dhe kulturor brenda saj, duke bërë hapa përpara në rrugën drejt BE-së.

“Harmonia, paqja dhe solidariteti janë vlerat themelore që duhet të nxiten dhe të promovohen. Nuk duhet të lejohet intoleranca ndaj popullit hebre. Unë shikoj krizë ekonomike që ndikon në këto fenomene në Europë. Mali i Zi mbron traditën e lirisë dhe antifashizmit.

Kemi dhënë 18 mijë viktima në Luftën e Dytë Botërore, vendi ynë është shtet multi-etnik dhe multi-fetar dhe po ecën përpara në integrimin euro-atlantik, ne respektojmë diversitetin. Antisemitizmi nuk ka vend në botën moderne. Në Mal të Zi janë rreth 400 hebrenj, ne kemi shqiptarë dhe malazezë, ne duhet të jetojmë në mënyrë paqësore”, tha Beçiç.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb