Huliganët rusë kanë premtuar “një festival dhune” gjatë “Botërorit 2018”, që do të organizohet në Rusi, në një reportazh të së enjtes për BBC, ndërkohë që autoritetet ruse e kanë cilësuar këtë si “propagandë” për të “diskredituar” kupën e botës, raporton The Guardian. Ata që janë në shënjestër të huliganëve rusë janë tifozët anglezë, përleshjet mes të cilëve janë të njohura.

“Për njerëz te ndryshëm do të jetë festival i futbollit, për të tjerë do të jetë një festival dhune”, u shpreh një huligan i filmuar ne Rostov Arena, një prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet gjatë kompeticionit.

Disa orë më parë, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte shprehur se nuk priste probleme huliganizmi gjatë Botërorit -2018.

“Kundërshtarët tanë janë natyrisht anglezët, që janë inspiruesit e huliganizmit”, ka deklaruar një tifoz.

Ndërkohë, zv/kryeministri Vitaly Moutko ka theksuar se bëhet fjalë “për një fushatë me informacione diskredituese” për organizimin e Botërorit -2018. “Rusia ka dhënë garancitë në masat e sigurisë, që do të jenë konform detyrimeve që kemi”, ka deklaruar Moutko, i cili është edhe president i komitetit organizativ të kupës së botës, cituar nga agjencia TASS.

Përgjegjësi i sigurisë të Federatës Ruse të Futbollit, Vladimir Markine, e ka cilësuar dokumentarin e BBC si “propagande totale”. Shume tifozë rusë janë arrestuar dhe ndjekur nga Franca pas akteve të dhunës me anglezët gjatë Euro-2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: