Premier Liga po luan sot javën e saj të 18-të, e cila është në program një ditë pas festës së Krishtlindjeve dhe që në ishull njihet me emrin “boxing day” për shkak të intesitet të saj.

Evertoni i drejtuar nga Karlo Ançeloti ka trimfuar në shtëpi përballë Bërnlejt me golin e shënuar në minutën e 80-të nga Karlet-Leuin. Arsenali i Artetës vijon të shkëlqejnë, teksa kësaj radhe ka regjistruar një barazim 1-1 në fushën e Baurnemauthit.

Totenhemi i Murinjos ka fituar jo pa vështirësi me Brajtonin, kur golat e Kejn dhe Dele Alit në pjesën e dytë kanë përmbysur epërsinë e miqve në pjesën e parë.

Surpriza e pasdites ka qenë Çelsi, me skuadrën e Lampardit që është mposhtur në “Stamford Bridge” nga Sauthemptoini me rezultatin 2-0.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb