Me tetë gola dhe katër asiste mes La Ligës, Champions League dhe Copa del Rey, Brahim Diaz arriti të gjente veten edhe te Real Madridi, pasi tregoi klasin e tij me fanellën e Milanit.

Diaz, falë paraqitjeve të tij, ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së skuadrave të Premier League. Arsenali, Chelsea dhe Tottenham tashmë kanë shfaqur interes për futbollistin, por tashmë listës i janë shtuar edhe Liverpool dhe Manchester United.

Sipas asaj që raportohet nga portali HITC, verën e ardhshme pritet një tentativë, sidomos nga The Reds dhe Djajtë e Kuq, por ka mundësi që gjithçka të mbetet thjeshtë një ide. Mediat shprehen se dëshira e futbollistit është të qëndrojë te Real Madrid, sidomos tani që po bënb paraqitje të mira, vetëm një ofertë e çmendur mund t’i ndërrojë mendjen.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: