Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se breshëri që ka rënë dy ditë më parë ka shkatërruar të mbjellat e fermerëve në Korçë.

Brahimllari shprehet se Ministria e Bujqësisë duhet të marrë masa urgjente për situatën, duke vlerësuar se duhet që të ngrihen grupe pune dhe të verifikohen dëmet në terren.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Ministria e Bujqesise te marre masa urgjentisht!

Bresheri i rene dy dite me pare ne fushen e Korçes ka sjelle deme te konsiderueshme per fermeret te cilet sot po perballen jo vetem me mungesen e politikave te kesaj qeverie por edhe me papergjeshmerine dhe arrogancen e saj.

Duhet urgjentisht te ngrihen grupe pune dhe te verifikojne demet ne terren.

Arroganca dhe papergjegjshmeria e kesaj qeveria po shkaterron fermeret.

Braimllari
Braimllari

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb