Çifti i dashur i këngëtarëve shqiptarë, vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta disa vite më parë u larguan nga Shqipëria për t’u vendosur përfundimisht në Zelandën e Re. Një vendim ky, që sikurse tregoi dje Vesa në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ishte tepër i vështirë.

Vesa tha se vendosën të largoheshin për t’i ofruar Lianit një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë.

“Ne ishim në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas”, u shpreh ajo.

Në fund të intervistës, Rudina nxori një duet të papublikuar mes Vesës dhe Big Bastës, teksti i të cilit fliste për vendin tonë. Pasi e dëgjoi, këngëtarja u përlot duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb