Në shtetin Bahia të Brazilit është rritur në 24 numri i personave që kanë humbur jetën në si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut.

Në një deklaratë nga Mbikëqyrja dhe Mbrojtja Civile (Sudec) e rajonit Bahia thuhet se është rritur në 24 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave që vazhdojnë në rajon që nga muaji nëntor e deri më tani.

Nga përmbytjet kanë humbur shtëpitë 37.324 persona, janë zhvendosur 53.934 ndërsa janë prekur 629.398 njerëz.

Ndërkohë thuhet se nga përmbytjet janë prekur 141 qytete dhe se ka rënë në 132 numri i qyteteve ku është shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve në shtetin, popullsia e të cilit tejkalon 15 milionë.

Në pjesën jugore të Bahia-s ishte njoftuar se 37 qytete kanë mbetur plotësisht nën ujë për shkak të përmbytjeve nga shirat intensivë që nga java e kaluar.

Guvernatori i shtetit Bahia, Rui Costa ka deklaruar se rajoni është ndikuar njëkohësisht nga fatkeqësia natyrore dhe COVID-19 dhe se të gjitha ilaçet dhe vaksinat në disa qytete janë bërë të papërdorshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb