Një ndeshje futbolli që ishte planifikuar të zhvillohet në qytetin Goiania në Brazil midis klubeve Palmas dhe Vila Nova, në kuadër të Kupës së Gjelbër të Brazilit (Copa Verde), është prolonguar pasi katër lojtarë të klubit Palmas dhe presidenti i klubit humbën jetën në një aksident ajror.

Në aksidentin e avionit, që sapo ishte ngritur ishte përplasur në tokë, po ashtu humbi jetën edhe piloti.

Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) kërkoi që të gjitha lojërat e raundit të fundit të Kampionatit të Brazilit të mbajnë një minutë heshtje në nder të viktimave.

Të katër lojtarët i ishin bashkuar klubit kohëve të fundit. Ata të gjithë u angazhuan në vitin 2021. Dy prej tyre ishin 23-vjeç, ndërsa dy të tjerët ishin 27 dhe 28-vjeç. Presidenti i klubit ishte 32-vjeç.

Klubi Palmas njoftoi se ata po udhëtonin me një avion privat të ndarë nga pjesa tjetër e klubit, sepse ishin diagnostikuar me COVID-19 të enjten e kaluar.

Forcat Ajrore Braziliane raportuan se anëtarët e Shërbimit të Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve Aeronautike do të hetojnë aksidentin.

Sipas Departmentit të Zjarrit, avioni ishte një Baron me dy motorë, i cili mund të mbante për fluturim deri në gjashtë persona. Sipas të dhënave, avioni nuk ishte i autorizuar të kryejë shërbime ajrore të taksive.

Zyra e shtypit e klubit Palmas tha se avioni është blerë ditëve të fundit nga presidenti i klubit dhe se ishte në fazën e transferimit. Klubi po ashtu tha se avioni nuk po kryente shërbime ajrore të taksive.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb