Koronavirusi fillimisht ishte përhapur në vendet e Europës Perëndimore dhe në Amerikë, por tashmë ka gjetur terren edhe në Amerikën Latine.

Brazili ka raportuar se në total kanë vdekur nga Covid19, në këtë shtet,  120 896 individë.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë shtetin brazilian ka shkuar në 3 862 311 shtetas.

Situatë dramatike në shifra paraqitet edhe në Meksikë, ku numri i të vdekurve për shkak të virusit ka shkuar në 64 158 persona.

Meksika ka shënuar gjithsej 595 841 njerëz të infektuar me Covid19.

Në të gjithë botën, janë infektuar deri tani me virusin vdekjeprurës 25 387 330 vetë.

Ndërsa, kanë vdekur nga ky virus në të gjithë globin 850 600 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb