Federata Braziliane e Futbollit mbetet në kërkim të një trajneri të ri, pas vendit të lënë bosh nga Tite. Ideja e drejtuesve të “seleçaos” është e qartë, këtë herë dëshirojnë një trajner të luaj, një emër të njohur.

Prej kohësh u përfolën dy emra, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, por të dy refuzuan të futeshin në negociata, pasi dëshirave e dy teknikëve të njohur është të respektojnë kontratat me klubet respektive, Romën dhe Real Madrid.

Sport
Sport

Sipas Sport, drejtuesit e federatës braziliane, ka kthyer vështrimin nga Luis Enrique, ish trajneri i Spanjës. E përditshmja spanjolle insiston se Luis Enrique është favorit për të marrë drejtimin e 5 herë kampionëve të botës, madje palët kanë vendosur kontaktet e para.

Luis Enrique Spain 11cxf46t9pgyu1vfyb61ap1fkq
Luis Enrique Spain 11cxf46t9pgyu1vfyb61ap1fkq

Enriquen e josh shumë ideja për të drejtuar Brazilin, një përfaqësuese me shumë potencial, ndërsa Enrique shihet si një profil ideal, një trajner me shumë eksperiencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: