Brazili mori një fitore të thellë me shifrat 5-0 mbrëmë në miqësoren kundër El Salvador, me Neymar i cili ishte i pari që zhbllokoi rezultatin.

Futbollisti 26-vjeçar përveç golit arriti të dhuronte edhe një asist, por ajo që është më e rëndësishme kishte të bënte me thyerjen e rekordit të legjendës Pele.

Neymar me sfidën e luajtur mbrëmë e çoi në 92 numrin e paraqitjeve te ‘seleçaon’, 1 më shumë se Pele, i cili te Brazili është golashënuesi më i mirë i historisë. Një tjetër rekord që synohet nga Neymar.

Për t’u evidentuar tek sfida kundër El Salvador ishte futbollisti Richarlson, i cili realizoi 2 gola. Në merkaton e verës 21-vjeçari kaloi nga Ëatford te Everon për 50 mln euro dhe deri më tani e ka përligjur shifrën e shpenzuar si te klubi i ri ashtu edhe te kombëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: