Brazili ka regjistruar 270 vdekje dhe 13 957 raste të reja të diagnostikuara me Covid-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të dërguara nga 27 shtetet federale në Ministrinë braziliane të Shëndetësisë dhe Këshillit Kombëtar të Sekretarëve të Shëndetit (Konass).

Sipas medias lokale, numri i viktimave në 24 orët e fundit përbën më të ulëtin që nga janari i këtij viti.

Me shifrat e fundit të përditësuara, gjiganti i Amerikës së Jugut ka 569 058 të vdekur dhe 20 364 099 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë braziliane të Shëndetësisë, më shumë se 19 milionë njerëz janë shëruar tashmë nga koronavirusi në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb