Është quajtur bredhi më i madh dhe më i veçantë i krijuar këtë fundvit. Ai wshtw formuar përmes rreshtimit të gati 3.000 njerëzve jashtë Pallatit Kombëtar Presidencial në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa. Hondurasi ka arritur rekordin botëror të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve. Pema përfshin njerëz me këmisha me ngjyra të ngjashme me ato të bredhit dhe zbukurimeve të tij.
“Në emër të librit të rekordeve Guinness, është një kënaqësi e madhe të shpallim sot se populli i Teguçigalpa (Hondurasit), me 2 945 persona theu rekordin e botës të bredhit më të madh njerëzor të Krishtlindjeve”- shtoi Carlos Martinez, përfaqësues i librit të rekordeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: