Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi deklaroi në emisionin “Real Story” në News 24 se qeveria shqiptare ia ka dalë ta përballojë më së miri pandeminë e COVID 19, krahasuar me vende të tjera të Europës, apo me SHBA.

“Ne jemi një komb që këtë herë demonstruam një korrektesë të jashtëzakonshme”,- tha ai.

Por nga ana tjetër, kërkoi që qeveria të mos bëhet bllokuese me bizneset, pra t’i lejojë ato të qarkullojnë kur kanë nevojë, pasi në realitet sic tha, punonjës të caktuar ndalohen nga policia.

“Gradualisht në këtë gjë duhet menduar të ketë edhe pak lëvizje ekonomia, nuk ka rregullore të qartë si të lëvizin njerëzit. Unë kam mundur të marr leje përmes emaileve, por cfarë problemi ka? Policia nuk i njeh lëvizjet e disa punëtorëve, ju thotë deri në 5 e 30 e keni lejen , pra ka nevojë për një kornizë rregullash më të qartë që të punojnë bizneset prodhuese. Ka ardhur koha që disa sektorë të riaktivizohen, ndërmarrjet prodhuese kanë nevojë për më shumë lëvizje. Duhet përcuar frymë optimizmi dhe jo bllokimi tek bizneset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: