SHIJAK

Identifikohet autori i sulmit mbi një çift në Shijak që fatmirësisht përfundoi pa persona të lënduar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe reagimit në kohë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit I. B., 27 vjeç, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi F. K., 30 vjeç, ku ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe, banuese në Shijak. Nuk ka asnjë të lënduar, veç dëme materiale të automjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb