Mjaftuan vetëm disa minuta breshër në zonën e Devollit për të shkaktuar dëme të mëdha në bujqesi.

Sipas të dhënave, fshatrat më të prekur nga breshëri janë në Njësinë Administrative Progër, ndersa kultura bujqësore më e prekur eshte ajo e mollës.

Ky bresher goditi rëndë këtë zonë 1 muaj para vjeljes, ndërkohë që fermerët thonë se pasojat janë shumë të mëdha, ndërsa sytë i kanë drejtuar nga shteti, nga i cili kërkojnë ndihmë, pasi bujqësia është i vetmi burim jetese, me të cilën sigurojnë të ardhurat e një viti të tërë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë pasdites të së martës grupi i punës në mënyrë të organizuar zbritën në terren për të verifikuar dëmet, të cilat sipas tyre, dëmi i perllogaritur në zonat e prekura shkon deri në 80%.

Qarku i Korcës është i njohur për prodhimtari të lartë të kulturave bujqësore, por bresheri i rikëthyer tashmë për të disatën herë në zona të ndryshme të juglindjes duket se edhe këtë vit do te lërë gjurmë te femrerët përsa i perket humbjeve të tyre, të cilat janë tepër të mëdha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb