TIRANË-Në një konferencë për shtyp duke bërë të ditur detaje mbi aksionin kundër informalitetit, Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj bëri të ditur se, qëllimi i aksionit është zbatimi i ligjit nga bizneset dhe jo masakrim të tyre. Madje lidhur me tatimorët që inspektojnë në terren, ajo tha se duhet të bëjnë punën në të kundër le të thonë që nuk dinë t’a bëjnë profesionin e tyre dhe le të largohen. Në fjalë e sipër ajo thotë se, dhe vetë ajo, nuk përfiton nga puna që bën aktualisht, krahasuar me profesionin që ushtronte më parë.

“Kështu dhe inspektorëve ua kemi bërë të qartë, nëse duan ta bëjnë këtë punë ta bëjnë, nëse nuk duan, le të thonë, nuk dimë ta bëjmë dhe le të ikin. Me zor nuk mbajmë njeri në punë. Edhe mua me zor nuk më ka marrë në punë njeri këtu, madje atje ku isha, isha më mirë akoma, merrja 3 fishin e asaj që marr këtu, por erdha këtu dhe po bëj këtë se këtë punë dua ta bëj”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: