BRITANI E MADHE – 21 persona të përfshirë në një bandë të krimit ndërkombëtar janë arrestuar në Britaninë e Madhe, të dyshuar për shpërndarjen e kokainës.

Mediat vendase njoftuan se 18 burra dhe 3 gra, shumica e tyre shqiptarë, u arrestuan për drogë, armëmbajtje pa leje dhe emigracion të paligjshëm.

Gjatë bastisjes, policia kapi një kg kokainë me vlerë 100 mijë paund; një sasi prej 30 mijë paundësh si dhe dy armë, një silenciator dhe municione.

U deshën tetë muaj hetime në 17 zona si Mançester, Salford, Traford dhe Uellsin e Veriut për të arritur në kapjen e grupit kriminal.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb