BRITANI E MADHE- Deputeti i Partisë Laburiste, Steve McCabe është kapur mat nga kamerat ndërsa bën disa gjeste të pahijshme në kohën që ish-sekretarja e jashtme Margaret Beckett ka folur sot në debatin e zakonshëm.

McCabe bën shenja fyese me gishtat e tij, kur zonja Margaret Beckett argumenton zgjatjen e sulmeve kundër ISIS në Siri.

Por McCabe, i cili ka deklaruar se “nuk është i bindur për bombardimet”, shkroi në Twitter se gjestet e tij nuk kishin asnjë domethënie dhe se ai po kruante hundën.

I pyetur nëse shenjat i drejtoheshin ndokujt, ai u përgjigj se “Sigurisht që jo. Një shembull i keq se çfarë ndodh kur nuk je në dijeni se po filmohesh”.

Megjithëse deputeti është pyetur disa herë nga ndjekësit për këto gjeste, ai është përgjigjur se gjithçka është një keqkuptim, pasi ai thjesht po kruante hundën.

Filmimi i deputetit laburist u bë gjatë kohës kur deputetët po zhvillonin një debat 10-orësh nëse duhet të vazhdojnë sulmet ajrore në Siri apo jo.

Ndërsa deputetja Beckett, kryetare e Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë tha gjatë debatit se “aleatët tanë francezë kanë kërkuar mbështetjen tonë dhe unë ftoj dhomën të marrë parasysh se di do të ndiheshim ne dhe çfarë do të thoshim ne, nëse ajo që ndodhi në Paris të kishte ndodhur në Londër, nëse ne do t’i kishim kërkuar mbështetje Francës dhe ajo të refuzonte?”.

Ajo shtoi “Disa thonë se njerëz të pafajshëm mund të vriten vrarë. Veprimet ushtarake mund të shkaktojnë viktima, por  sidoqoftë ne duhet të përpiqemi t’i minimizojmë ato”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: